Mourinho thumbon Guardiolën: “Disa kanë nevojë për një vit pushim, për mua kjo është dobësi”
José Mourinho dhe Pep Guardiola kanë pasur përplasje prej shumë vitesh, veçanërisht gjatë periudhës kur njëri drejtonte Real Madridin dhe tjetri Barcelonën. Polemikat mes tyre kanë qenë të shumta dhe duket se do të vazhdojnë, bazuar në deklaratat e fundit të portugezit në dokumentarin e tij “The Special One”. Gjithçka lidhet me vendimin e Guardiolës për të marrë një vit pushim pasi u largua nga Barcelona dhe para se të firmoste me Bayern Munich në vitin 2013. Mourinho thotë se ai vetë nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë: “As nuk mund ta imagjinoj se kur do të ndaloj së marruri me futboll. Them edhe 10 vite, por ndoshta më shumë se 10. Është argëtuese, dua të fitoj më shumë trofe. Dua të...
Burimi:
telesport.al