VIDEO/ Kush e ndalon këtë njeri? Myrto Uzuni nuk përmbahet, shënon 3 gola me Austinin

VIDEO/ Kush e ndalon këtë njeri? Myrto Uzuni nuk përmbahet, shënon 3 gola me Austinin

Myrto Uzuni ka dhuruar një nga paraqitjet më të shkëlqyera të karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar plot tre gola në përballjen ndaj Puebla-s, duke realizuar një hat-trick spektakolar dhe duke qenë protagonist absolut i fitores së Austin FC. Uzuni e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike. Sulmuesit shqiptar iu deshën vetëm pak minuta për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Por ai nuk u ndal këtu. Pak minuta më vonë, Uzuni goditi sërish, duke shënuar edhe golin e dytë personal dhe duke i dhënë Austin FC një avantazh të rëndësishëm. Para përfundimit të pjesës së parë erdhi edhe momenti i madh. Uzuni kompletoi hat-trickun, duke shënuar golin e...