Debutoi me Realin, Murinjo e kritikon menjë herë: Bernardo Silva? I shkreti djalë, ka ardhur në një gjendje fizike shumë poshtë nivelit

Debutoi me Realin, Murinjo e kritikon menjë herë: Bernardo Silva? I shkreti djalë, ka ardhur në një gjendje fizike shumë poshtë nivelit

Bernardo Silva ka debutuar mbrëmjen e djeshme me fanellën e Realit të Madridit në ndeshjen miqësore të zhvilluar kundër Ferencvaroshit. Megjithatë, ai është përballur menjëherë me kritikat e Murinjos. Trajneri portugez ka thënë për mediat se Silva është kthyer nga pushimet me një gjendje fizike shumë më poshtë nivelit të tij të zakonshëm “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. I shkreti djalë, kur shkon me pushime, i pëlqen të shkëputet plotësisht. Nuk bën asnjë punë, kështu që ka ardhur me një nivel shumë më poshtë standardit të tij të zakonshëm. Tani i duhet të punojë fort”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/