Fenerbahçja kërkon Lukakun, gazetari turk: Nëse ai kap formën, Muriqi nuk do do ta shihte më fushën

Fenerbahçja kërkon Lukakun, gazetari turk: Nëse ai kap formën, Muriqi nuk do do ta shihte më fushën

Fenerbahçja nuk po mjaftohet vetëm me Vedat Muriqin. Klubi turk ka vënë në shënjestër edhe Romelu Lukakun. Në media kanë nisur menjëherë debatet rreth duelit që do të ketë mes dy shtatlartëve për majën e sulmit. Gazetari Serxhan Hamzaollu ka thënë se nëse Lukaku do të kapë formën e tij më të mirë, atëher? Muriqi nuk do ta shohë më fushën e blertë. “Në një skenar ku Lukaku qëndron pa lëndime dhe rikthehet në formë, Vedat Muriqi nuk do ta shihte fushën! Është një fakt i vërtetë që ekziston një rrezik prej 50%. Nëse transferimi i Lukakut ndodh, ky rrezik duhet të merret përsipër”, ka thënë Serxhan Hamzaollu./Sport Ekspres/