Tragjike/ 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë, dyshimet e para
Një 30-vjeçar nga Maliqi, Kërtis Rizvani, ka humbur jetën pas një ngjarjeje të ndodhur në ujë, ku dyshohet se është hedhur nga një varkë. Sipas të dhënave paraprake, i riu ndodhej në varkë së bashku me dy persona të tjerë. Pas rënies në ujë, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e vdekjes. Mbetet për t’u përcaktuar nëse 30-vjeçari ka pësuar një problem shëndetësor në momentin e kontaktit me ujin apo nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes. Për këtë pritet të ndihmojnë edhe veprimet e mëtejshme hetimore dhe ekzaminimet përkatëse. Dy personat që ndodheshin me viktimën pritet të japin dëshmitë e tyre për të...
Burimi:
ntv.al