Tragjike/ 32-vjeçari nga Maliqi humb jetën, u hodh nga varka në liqen (DETAJE)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 32-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë në liqen. Sipas të dhënave paraprake, i riu, i identifikuar K.R., ka qenë në varkë së bashku me dy persona të tjerë. Për arsye që ende nuk janë të qarta, ai është hedhur në ujë, por nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe dhe është mbytur. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të merren dëshmi nga personat që kanë qenë me viktimën në momentin e incidentit.
Burimi:
sot.com.al