‘Digjet’ Klosi/Zjarri përfshin mullare me bar dhe pemë frutore, flakët dalin jashtë kontrollit po përhapen drejt pyllit

‘Digjet’ Klosi/Zjarri përfshin mullare me bar dhe pemë frutore, flakët dalin jashtë kontrollit po përhapen drejt pyllit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar të Bashkisë Klos. Flakët janë shfaqur fillimisht në disa sipërfaqe me barishte, por më pas janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa më tej ka përfshirë një zonë me pyll pranë fshatit. Situata mbetet problematike pasi flakët po afrohen drejt banesave, duke rritur rrezikun për shtëpitë dhe pronat e banorëve. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Klos, banorë të zonës dhe shërbimet e Policisë. Grupet e ndërhyrjes po punojnë për izolimin e flakëve dhe frenimin e përhapjes së zjarrit. Banorët kanë kërkuar shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përparojë dhe distanca...