Me kap prajmin!
Nga Skënder Minxhozi/ Si fillim nuk është e vështirë të bihet dakord se ajo që bëri Agron Shehaj në Kuvend me marrëveshjen ushtarake me SHBA s’ka asnjë lidhje me shërbime të huaja, qëllime spiunazhi apo diçka tjetër të kësaj natyre. Ai turravrap koridoreve të parlamentit teksa nëpunësja që administronte marrëveshjen e ndiqte pas duke rënë nga shkallët, nuk ishte ikja e një agjenti, por e një influenceri politik. Do të ishte për të qeshur nëse zbërthehet si agjenturor ai gjest grotesk dhe banal i një deputeti që merr ca letra dhe del me vrap nga zyra si fëmijët që vjedhin tinëz hurmat e komshiut. Gjesti i Agron Shehajt është një gjetje e radhës e një politikani që ka hyrë me celular ndezur në dorë...
Burimi:
javanews.al