30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac
Pas tri dekadash misteri dhe teorish konspirative, një nga krimet më të famshme të botës së muzikës po shkon drejt një epilogu gjyqësor. Në Las Vegas ka nisur procesi ndaj Duane “Keffe D” Davis, ish‑drejtues bande, i akuzuar për vrasjen e reperit legjendar Tupac Shakur më 7 shtator 1996. Davis, sot 63 vjeç, përballet me akuzën e vrasjes me armë për të avancuar aktivitetin e një bande kriminale. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm, por nëse shpallet fajtor, rrezikon burgim të përjetshëm. Procesi ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, jo vetëm për figurën e Tupac, por edhe për faktin se për dekada me radhë kjo çështje mbeti e pazgjidhur. Provat kryesore kundër Davis lidhen me deklaratat e tij publike. Në librin autobiografik të vitit...
Burimi:
javanews.al