Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Deklarata e Presidentit serb lidhur me mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër ka sjellë reagime diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë. Pas reagimit zyrtar të Tiranës, ku Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu shqetësimin për një ndërhyrje të mundshme në një sistem ujor ndërkufitar, nga Beogradi kanë ardhur përgjigje si nga Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç. Vuçiç e cilësoi çështjen si një problem të brendshëm të Serbisë, duke vënë në pikëpyetje përse Shqipëria është përfshirë në debat. “Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Çfarë lidhje ka kjo me ndonjërin prej tyre në ndonjë mënyrë? Kjo është çështja jonë e brendshme”, tha Vuçiç Reagimi ka ardhur...