Anthony Munday, shkrimtari elizabetian mes teatrit dhe letërsisë
Anthony Munday ishte një dramaturg, poet, përkthyes dhe shkrimtar anglez i periudhës elizabetiane, i lindur rreth vitit 1560 në Londër. Ai i përkiste një brezi të rëndësishëm të letërsisë angleze, në kohën kur teatri po shndërrohej në një nga format më të rëndësishme të artit dhe argëtimit, transmeton KultPlus. Në rininë e tij, Munday udhëtoi në Francë dhe Itali, përfshirë Romën, përvoja që më vonë do të ndikonin në krijimtarinë e tij. Ai u mor me shkrime të ndryshme, përkthime dhe letërsi popullore, duke sjellë në gjuhën angleze vepra nga autorë evropianë. Munday u bë i njohur veçanërisht për veprat e tij dramatike. Ndër krijimet më të njohura janë Fidele and Fortunio, si dhe dy dramat kushtuar figurës legjendare të Robin Hood-it, The Downfall of...
Burimi:
kultplus.com