Itaka po përgatitet për një bum turistik, pasi filmi i Nolan-it rikthen në vëmendje ishullin e Odisesë

Itaka po përgatitet për një bum turistik, pasi filmi i Nolan-it rikthen në vëmendje ishullin e Odisesë

  Itaka po përgatitet për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, teksa ishulli grek i detit Jon pritet të përfitojë nga vëmendja e shtuar që po i kushtohet poemës homerike të ‘Odisesë’, pas rikthimit të saj në ekranin e madh nga regjisori Christopher Nolan. Me pak më shumë se 3 mijë banorë, Itaka është një nga ishujt më të njohur të Jonit dhe konsiderohet tradicionalisht si atdheu i Odisesë, heroit qendror të poemës së Homerit. Filmi i ri i Nolanit, i bazuar në ‘Odisenë’, ka tërhequr interes të madh dhe po shënon rezultate të forta në arkat filmike, duke rikthyer në vëmendje edhe vendet e lidhura me historinë e tij. Itaka, kryeqendra e së cilës është Vathy, prej vitesh është një destinacion i...