5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Himarës

5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Himarës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar ditën e sotme gjithë zinxhirin drejtues të Komisariatit të Policisë së Himarës. Vendimi i Hitës vjen pas konstatimit të një ndërtese 5-katëshe pa leje në Qeparo. Janë pezulluar nga detyra Nënkomisar Ferit Merkaj, Komisar Emiljano Prenga, Nënkomisar Klodjan Petani dhe Inspektor Redin Çaushaj Dyshohet se oficerët kanë qenë në dijeni të ndërtimit dhe kanë shpërdoruar detyrën. Njoftimi: Policia e Shtetit/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pezullon nga detyra gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo, Himarë Në vijim të masave të marra për evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje,...