Mungon nyja lidhëse në Papër për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH pranon se nuk e ka në fazën e parë
Autostrada e re Elbasan-Rrogozhinë parashikon edhe lidhjen e zonës së Papërit, Cërrikut dhe territoreve përreth me aksin e ri rrugor. Megjithatë, ndërtimi i nyjes lidhëse në Papër nuk është parashikuar në kontratat që janë aktualisht në zbatim. Pas informacioneve të publikuara së fundmi lidhur me mungesën e një hyrje-daljeje në këtë zonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë sqarimet e tij për projektin. Sipas ARRSH-së, projekti i autostradës Elbasan-Rrogozhinë parashikon ndërtimin e një nyjeje në Papër, e cila do të mundësojë lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me autostradën e re. Por, sipas institucionit, kjo nyje nuk është përfshirë në kontratat që janë aktualisht në proces zbatimi. Ndërtimi i saj është planifikuar për një fazë të mëvonshme, në përputhje me ecurinë dhe planifikimin e...
Burimi:
syri.net