Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona!
Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të përhapet në provincën e Huelvës, në jugperëndim të Spanjës, duke detyruar rreth 800 persona të evakuohen nga banesat e tyre. Sipas gazetës spanjolle El País, zjarri, i cili shpërtheu të enjten në zonën e Niebla-s, ka prekur tashmë një sipërfaqe prej më shumë se 20 mijë hektarësh. Autoritetet sqarojnë se kjo shifër i referohet sipërfaqes brenda perimetrit të zjarrit dhe nuk do të thotë se e gjithë zona është djegur. Rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga 26 mjete ajrore dhe mjete të tjera tokësore, po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Operacioni është vështirësuar nga erërat e forta, terreni i thyer dhe kushtet atmosferike, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe krijimin e vatrave të reja....
Burimi:
vizionplus.tv