Bashkia Dimal kundërshton shkrirjen/ PS bashkojnë votat me PD kundër bashkimit me Beratin
Bashkia Dimal ka zhvilluar një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në qendër të diskutimeve ishte propozimi për shkrirjen e saj dhe bashkimin me Bashkinë Berat. Në nisje të mbledhjes u prezantua relacioni që parashikon ndryshimin e organizimit vendor. Sipas këshilltarëve të Dimalit, argumentet e paraqitura në relacion lidhen me lidhjet historike mes zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e spitalit në Berat. Këshilltarët bashkiakë kanë kundërshtuar këto argumente, duke vlerësuar se ato nuk mbështeten mjaftueshëm nga analiza dhe raporti i ekspertëve. Sipas tyre, Dimal ka ruajtur gjatë viteve një nivel të konsiderueshëm investimesh të financuara nga buxheti i vet. Këshilltarët pretendojnë se gjatë 10 viteve të fundit Bashkia Dimal ka pasur një mesatare prej rreth 38% të investimeve të realizuara me buxhetin e...
Burimi:
ntv.al