Mos na prekni Ibrin/ Beogradi shpërthen ndaj Tiranës, përplasja e re për Kosovën del jashtë kontrollit
Një përplasje e re diplomatike ka shpërthyer mes Tiranës dhe Beogradit pas debatit për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric, ka reaguar ashpër ndaj kryediplomatit shqiptar Ferit Hoxha, duke e akuzuar Tiranën se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga çështja e serbëve në Kosovë. Djuric pretendon se Shqipëria nuk ka bazë territoriale apo hidrologjike për të ndërhyrë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj. “Serbia është shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si t’i menaxhojë burimet e saj natyrore”, deklaroi ai, duke shtuar se vendimet e tilla nuk do të merren nga Tirana apo nga ndonjë shtet tjetër. Por reagimi i tij...
Burimi:
ntv.al