Përplasja për ujin/ Vuçiç sfidon Tiranën dhe hap dosjen e luftës: Nuk ka punë Shqipëria me Lumin Ibër
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është përgjigjur qëndrimit të Shqipërisë lidhur me deklaratat e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke pretenduar se Tirana nuk ka lidhje me këtë çështje. Gjatë një interviste për televizionin publik serb RTS, Vuçiç kundërshtoi reagimet ndaj deklaratave të tij dhe e cilësoi çështjen e Ibrit si një problem të brendshëm të Serbisë. “Çfarë tjetër duhet të bëjnë? Çfarëdo që të thuash, do t’i drejtohen Brukselit, meqë nuk dinë më çfarë të bëjnë me veten. Serbët torturohen dhe keqtrajtohen atje. Nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Çfarë lidhje ka kjo me ndonjërin prej tyre në ndonjë mënyrë? Kjo është çështja jonë e brendshme”, deklaroi Vuçiç. Presidenti serb...
Burimi:
ntv.al