“Bashkohuni me ne”/ Vazhdon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja

“Bashkohuni me ne”/ Vazhdon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja

Marshimi i protestuesve vazhdon në rrugët e kryeqytetit, ku një numër i madh qytetarësh po vazhdojnë të përshkojnë akset kryesore me thirrje të forta ndaj pushtetit. Përgjatë lëvizjes së turmës nëpër Tiranë, zëri i protestuesve është ngritur edhe më shumë. Brohoritjet “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” po jehojnë në çdo segment ku po kalon marshimi, duke artikuluar kërkesën e tyre për ndryshim të menjëhershëm politik. Gjatë marshimit ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që të çohen nga kafja dhe ti bashkohen protestës. “Çohuni nga kafja”, “Bashkohuni me ne”, “poshtë patronazhistët”, ishin disa nga thirrjet e tyre.