Zjarr në Pukë, rrezikohet kurora e gjelbër e qytetit
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar nga një zjarr i rënë mëngjesin e kësaj të marte në zonën përreth qytetit. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Shërbimi zjarrfikës i Pukës, me mbështetjen e banorëve të lagjes Laçaj, ndërhyri për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Kurora e gjelbër e Pukës, e përbërë kryesisht nga drurë pishe, është një nga pasuritë natyrore të qytetit. Banorët kanë kontribuar ndër vite në mbrojtjen e kësaj hapësire nga zjarret. Sipas të dhënave, kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht hapësirën prej qindra hektarësh që shtrihet përreth qytetit. Ndërkohë, Policia ka ngritur...
Burimi:
syri.net