Zjarret kërcënojnë edhe pyjet e Pukës, vatër flakësh në kurorën me pisha! Shuhet në kohë, dyshohet e qëllimshme
Zjarret kanë përfshirë edhe pyjet e Pukës prej mëngjesit të sotëm, ndërsa një vatër u shfaq në kurorën me pisha, jo shumë larg qytetit. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa përballë flakëve kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Pukës, të ndihmuara edhe nga banorët e lagjes Laçaj. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre dhe marrjen e përmasave më të mëdha. Kurora e Pukës, e karakterizuar kryesisht nga drurë pishe, konsiderohet një prej pasurive natyrore më të çmuara. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës. Ndërkohë, Policia ka ngritur një...
Burimi:
javanews.al