Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që kushton 550 milionë euro
Izraeli ka forcuar kapacitetet e tij strategjike detare, pasi ka marrë zyrtarisht nga Gjermania nëndetësen INS Drakon, e konsideruar si nëndetësja më e shtrenjtë e dorëzuar ndonjëherë për Marinën Ushtarake izraelite. INS Drakon përbën një pikë të rëndësishme për flotën izraelite, pasi është nëndetësja më e madhe e ndërtuar në Gjermani që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Kostoja e saj vlerësohet në rreth 550 milionë euro, ndërsa blerja e saj është pjesë e bashkëpunimit të gjatë ushtarak dhe strategjik mes Izraelit dhe Gjermanisë. Në vitin 2022, Izraeli nënshkroi një marrëveshje me TKMS për ndërtimin e INS Drakon dhe tre nëndetëseve të tjera të klasës së re Dakar. Vlera totale e marrëveshjes arrin në rreth 3 miliardë euro. 🇮🇱Israel’s new giant submarine signals a...
Burimi:
vizionplus.tv