Kurti kërkon marrëveshje politike për të shmangur zgjedhjet e reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se komunikimi me liderët e partive politike po vazhdon në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional. Kurti tha se synimi i tij dhe i bashkëbisedimeve politike është arritja e një marrëveshjeje që do të mundësonte tejkalimin e situatës aktuale pa shkuar sërish në zgjedhje, shkruajnë mediat kosovare. Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin domosdoshmërisht problemin, ndërsa përsëritja e tyre do të ishte e panevojshme. “Jemi në komunikim dhe do të përpiqemi çdo ditë që të arrijmë marrëveshjen politike, në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme”, deklaroi Kurti. Ai u bëri thirrje liderëve të partive të tjera që të angazhohen në dialog dhe të kërkojnë një dakordim politik. Kurti theksoi...
Burimi:
syri.net