Tmerr në Rusi! Ashensori i mbingarkuar bie nga lartësia 15 metra, katër të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Makhachkala të Dagestanit, në Rusi, ku një ashensor me nëntë persona në bord ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash. Pamjet e publikuara tregojnë grupin brenda boshtit të ashensorit pak para momentit kur kabina pësoi defekt dhe u rrëzua rreth katër kate më poshtë. Nga përplasja, disa prej personave u përplasën me dyshemenë, ndërsa katër prej tyre pësuan fraktura në këmbë dhe u dërguan në spital. Sipas autoriteteve, në ashensor ndodheshin nëntë persona, ndërkohë që kapaciteti maksimal i lejuar ishte vetëm gjashtë. Ministria rajonale e Shëndetësisë konfirmoi se katër të plagosurit po merrnin trajtim mjekësor dhe se asnjëri prej tyre nuk ndodhej në rrezik për jetën. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu probleme serioze...
Burimi:
syri.net