“Jemi lojtarë profesionistë shahu”, Irani luan me durimin e SHBA

“Jemi lojtarë profesionistë shahu”, Irani luan me durimin e SHBA

Irani ka deklaruar se rihapja e plotë e ngushticës së Hormuzit do të varet nga përmbushja e disa kushteve nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa negociatat mes dy vendeve vijojnë përmes ndërmjetësve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha të hënën se Uashingtoni duhet të ndalojë veprimet që Teherani i konsideron të paligjshme dhe të dëmshme. Ai e lidhi situatën në Hormuz me bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane dhe deklaroi se, për sa kohë ajo vazhdon, nuk ekzistojnë kushtet për ta konsideruar ngushticën një rrugë ujore të sigurt. Baghaei përdori edhe një krahasim me lojën e shahut, duke thënë se iranianët kanë treguar se janë “lojtarë profesionistë shahu”, në përgjigje të deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili i kishte përshkruar negociatat me...