Vatër e re zjarri në veri të Krastës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme/ Flakët i afrohen depove të eksplozivit

Vatër e re zjarri në veri të Krastës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme/ Flakët i afrohen depove të eksplozivit

 Një vatër e re zjarri është regjistruar këtë të hënë në Krastë të Krujës, vetëm pak orë pasi zona u përfshi nga flakët dhe pamjet nga ajri treguan pasojat e zjarrit. Këtë herë, zjarri ka shpërthyer në pjesën veriore të Krastës ku sipas informacioneve nga terreni, flakët po përparojnë me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë. Sipas burimeve në terren, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndërsa situata është bërë shqetësuese për shkak të pranisë së depove të eksplozivit në zonë, të cilat furnizojnë aktivitetin e guroreve. Situata është alarmante, pasi një zjarr i ri shpërthen në të njëjtën zonë, ndërsa Krasta ende nuk ka dalë nga pasojat e flakëve të një dite më parë. Por krahas rrezikut për mjedisin dhe pasurinë, tashmë...