Zjarri në Krujë/ Rama publikon mesazhin e emigranit: “U bë gjithçka për shuarjen e flakëve”

Zjarri në Krujë/ Rama publikon mesazhin e emigranit: “U bë gjithçka për shuarjen e flakëve”

foto nga zjarri në krujë TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e krijuar nga zjarri në Krujë, duke publikuar pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve. Në reagimin e tij, Rama ka shprehur mirënjohje për pilotët, efektivët e strukturave të emergjencave, si dhe forcat e ushtrisë dhe policisë që u angazhuan në terren për përballimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve. Kreu i qeverisë ka ndarë gjithashtu mesazhin e një emigranti nga Kruja, i cili jeton prej 30 vitesh në Belgjikë dhe shpreh mirënjohjen për ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e zjarrfikësve gjatë zjarrit masiv. Sipas Ramës, aktualisht në zonën e Krujës vijon të jetë aktive vetëm një vatër e izoluar, e cila ndodhet në majën e malit të Krujës. Ndërhyrja për shuarjen dhe...