91 ditë protestë, qytetarët nuk dorëzohen: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

91 ditë protestë, qytetarët nuk dorëzohen: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

Protesta e sotme (29 gusht) kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënoi ditën e 91-të të qëndresës.  “Koha nuk na lodh, na forcon” thuhet në një nga pankartat e tyre. Ndërkohë që një prej protestuesve lexoi edhe një herë 5 kërkesat e panegociueshme për Ramën.  Pas fjalimeve të qytetarëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të diasporës para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe figurave politike, mes tyre “Arrestoni Ramën!”, “Arresto Ballukun!” “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!” “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”. Protestuesit u bënë thirrje qytetarë të bashkohen më shumë për ta rrëzuar Ramën në shtator.