Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Anuela Ristani nuk do të jetë më në krye të bashkisë së Tiranës, me një vendim të kryebashkiakut Veliaj, firmosur nga qelia. Në vendimin e firmosur prej Veliajt, i cili ndodhet në qeli që prej shkurtit të 2025-ës, argumentohet se delegimi i kompetencave kishte karakter të përkohshëm dhe ishte bërë për të garantuar vijimësinë e administratës bashkiake në rrethanat e krijuara që pas arrestimit të tij. Analisti Martin Leka tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vendos institucionin përballë sfidave që lidhen me njohjen ose jo të ligjit, ndërsa në themel qëndron çështja se sa e pavarur është Gjykata Kushtetuese. Leka tha se Kushtetuesja, e cila mori këtë vendim, mund të kishte vendosur edhe për lirimin e Veliajt. Ai shtoi se në situatën aktuale është...