Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Këtë të shtunë, u luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë në Superiore. Elbasani dhe Vllaznia barazuan 1-1 mes tyre, në një ndeshje me fund dramatik, ku u anuluan dy gola. Murataj i dha avantazhin shkodranëve në minutën e 18-të, ndërsa vendasit barazuan me Hebajn në minutën e 75-të. Në shtesë, Vllaznia shënoi fillimisht me Tafilin dhe më pas me Mustën, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Në rastin e parë, ishte Perez që bllokoi pamjen e portierit, ndërsa në rastin e dytë ishte Musta jashtë loje. Për të dyja ekipet, ky është barazimi i dytë, pas atyre të javës së parë. Në duelin tjetër, Laçi triumfoi 2-1 ndaj Partizanit, falë dopietës së Stiven Bibos. Kurbinasit e nisën shumë...