Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit
Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, dhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve në rajon, shmangien e çdo eskalimi ushtarak të mëtejshëm dhe mbrojtjen e sigurisë e lirisë së lundrimit. Kjo erdhi gjatë një bisede telefonike që u zhvillua të shtunën, 29 gusht 2026, sipas Ministrisë së Jashtme të Egjiptit dhe raporteve të mediave egjiptiane. Gjatë telefonatës, dy ministrat shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rreziqeve që sjell zgjerimi i përballjeve ushtarake. Ata theksuan se duhet t’i jepet përparësi diplomacisë dhe dialogut si mjetet kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për përmbajtjen e krizave. Abdelatty nënvizoi nevojën për të ulur tensionet rajonale dhe për të parandaluar...
Burimi:
javanews.al