“Nuk e di çfarë i ka bërë Vllaznia, Bajramit dhe Maletës”, shperthen Ergi Borshi: Sot është bërë një masakër
Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, e ka cilësuar një masakër, duelin ndaj Elbasanit, që u mbyll në barazim 1 me 1, ku skuadrës shkodrane iu anuluan 2 gola në fundin e sfidës me VAR. Ai gjithashtu pretendon edhe për një karton të kuq të padhënë për vendasit. Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, ai u shpreh:“Dola sot për respektin e tifozëve shkodranë dhe atyre që kanë parë sot ndeshjen. Sot është bërë një masakër, një padrejtësi në kurriz të lojtarëve të Vllaznisë. Kemi 4 muaj që dalim në stërvitje përditë. Janë këta djem që nuk takojnë familjarët, nuk takojnë niprit dhe mbesat. Jemi përditë në punë. 30 gradë, 40 gradë, shi, borë, diell. Nuk di çfarë të them. Këtu është ngrënë mundi i të...
Burimi:
sarandanews.com