Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit dhe David Deda, elektricist, kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. “Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç,...