Rama vë në rresht PS-në e Tiranës, publikon foto nga takimi me drejtuesit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook foto nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Rama shkruan se gjatë takimit u diskutua për organizimin e “Pranisë Besnike”, metodologjinë e “Besës” dhe sistemin e ri të “PasqyrAlbania”. “Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan Rama. 1 / 16
Burimi:
ntv.al