“Veliaj është kryetar”, Kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar

“Veliaj është kryetar”, Kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar

Zëdhënësja e Agjencisë për Media dhe Informim e Kryeministrisë, Manjola Hasa, ka reaguar për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, duke shkruar se Erion Veliaj vazhdon të jetë kryebashkiak i Tiranës me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në reagim shkruhet gjithashtu se sa për “situatën e krijuar” në Bashkinë e Tiranës, ajo është pjesë e konfuzionit që ka krijuar në ecurinë e kryeqytetit të Shqipërisë kyçja e të zgjedhurit në qeli, e cila ka imponuar një qeverisje të Tiranës me vartës në distancë –  një absurd “ligjor” që në Europën demokratike as nuk mund të imagjinohet, e jo më të ndodhë. Për këtë çështje ka folur Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimi i...