91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

Sot shënohet dita e 91-të e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në Tiranë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik. Protesta vijon pas 90 ditësh të njëpasnjëshme mobilizimi qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Edi Ramës, ndërsa në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor dhe ndryshimi i kursit politik në vend. Në protestën e mbrëmshme, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrje si “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në...