Pse shkrirja e bashkisë Klos është një gabim teknik dhe kushtetues

Pse shkrirja e bashkisë Klos është një gabim teknik dhe kushtetues

Nga Ylli Asllani - Sekretari për Çështjet Vendore në PDTë Hënën, Këshilli Bashkiak i Klosit ka përpara një sprovë historike.Si ekspert mbi qeverisjen vendore, por mbi të gjitha si qytetar që e njeh territorin, burimet dhe nevojat e kësaj zone, dëshiroj të ndaj me ju disa fakte të pakontestueshme teknike që vërtetojnë se pse Klosi duhet të jetë bashki më vete.Mendoj se kjo nuk është një betejë partiake. Kjo është një betejë për mbijetesën e një komuniteti. Prandaj, të hënën, këshilltarët bashkiakë të të gjitha ngjyrave politike dhe qytetarët duhet të jenë NJË TRUP i vetëm në këtë qëndresë.Sipas Analizës së Shërbimeve Publike: Ku ndodhemi sot?Raportet e fundit të ekspertizës mbi pushtetin vendor tregojnë se territori i bashkisë së Klosit ndodhet në një situatë kritike sa...