“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit. Në fokus të takimit ka qenë forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se besimi te institucionet ndërtohet përmes pranisë, komunikimit të hapur dhe zgjidhjeve reale, që e bëjnë qytetarin të ndihet i dëgjuar dhe i respektuar. “Shumë qytetarë i drejtohen institucionit të Prefektit, çdo ditë në kërkim të shërbimeve të ndryshme apo të një përgjigjeje. Prandaj, përmes Prefektëve të 12 qarqeve të vendit përcolla porositë e Kryeministrit mbi domosdoshmërinë e një komunikimi sa më profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë me qytetarët nga çdo punonjës në shërbim të tyre. Çdo shqetësim...