Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

Një rast i rrallë dhe kompleks ligjor ka tronditur sistemin e drejtësisë në Queensland të Australisë, pasi një grua lindi binjakë, një djalë dhe një vajzë, të cilët rezultuan se kishin prindër biologjikë të ndryshëm. Foshnjat erdhën në jetë në nëntor të vitit 2025, përmes një lindjeje cezariane. Analizat zbuluan se vajza ishte fëmija biologjik i çiftit që kishte kërkuar shërbimin e nënës surrogate, ndërsa djali ishte biologjikisht fëmija i nënës surrogate dhe bashkëshortit të saj. Çifti kishin lidhur marrëveshjen me nënën surrogate, të identifikuar në dokumentet gjyqësore si DZ, në shtator 2024, pasi nuk mund të kishin fëmijë për shkak të një problemi shëndetësor. Në prill të vitit 2025, një embrion u implantua përmes fertilizimit in vitro. Rreth dy javë më vonë, një ekografi...