“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, ku në fokus ishin organizimi i strukturave dhe përgatitjet për sezonin e ri politik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri i “PasqyrAlbania”. Rama e cilësoi takimin si një diskutim të dobishëm dhe një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste. POSTIMI I EDI RAMËS: Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen...