Sulmi rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur dhe qindra të evakuar në Kiev

Sulmi rus në depot e armëve, deri tani 37 të vdekur dhe qindra të evakuar në Kiev

Ka shkuar në 37 numri i personave që kanë humbur jetën dhe afro 400 të tjerë janë evakuuar pasi një sulm me dron rus goditi një depo ku ruheshin armë për ushtrinë ukrainase pranë një zone të banuar në periferi të Kievit. Sulmi shkaktoi shpërthimin e predhave, minave dhe dronëve të depozituar aty vonë të premten në mbrëmje,(28 gusht)  duke krijuar një valë të fuqishme shpërthimi që dëmtoi ndërtesat përreth, përfshirë një qendër kujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se depoja e armëve “nuk duhej të ishte aty” dhe se është nisur një hetim për atë që e quajti “neglizhencë të rëndë nga ata që kanë ruajtur lëndë shpërthyese pranë banorëve”. Ky është sulmi i dytë...