Lajme nga Tirana!

Lajme nga Tirana!

Nga Grigels MuçollariAjo që po ndodh me Bashkinë e Tiranës është një tjetër dëshmi e dhimbshme se si ky qytet është trajtuar sipas një modeli të kapjes dhe shfrytëzimit të pushtetit, të kalkulimeve për të arritur më shumë, dhe jo si model i shërbimit. Edhe pse në burg e me shumë akuza të rënda, Erion Veliaj dëshiron të thotë se është kryetar Bashkie, se ka pushtet dhe se duhet të llogaritet. Ai ka vendosur të shkarkojë drejtuesen e komanduar. Jam këtu, ka dashur të thotë Veliaj, sado që karriera e tij politike ka marrë fund. Edi Rama, nga ana tjetër, mësohet se do të mbledhë sot udhëheqësit politikë të Tiranës, tani me një bela më shumë në kurriz, duke qenë se bashkia nuk ka drejtues....