Zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat, kërkohet ndërhyrja

Zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat, kërkohet ndërhyrja

Situatë kritike paraqitet në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon banesat e zonës. Përballë rrezikut, banorët e Vajkalit, të rritur dhe fëmijë, kanë dalë në terren për të ndihmuar në izolimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat e tyre. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë. Flakët po avancojnë dhe situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për banorët. Banorët e Vajkalit bëjnë apel për ndërhyrje urgjente nga autoritetet, pasi zjarri po del jashtë kontrollit dhe rreziku për banesat dhe zonat përreth është i madh.