Hedhja e mbeturinave nga makina do t’ju kushtojë shtrenjtë! ARRSH paralajmëron gjoba deri në 200 mijë lekë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar të gjithë udhëtarët që hedhin mbetje nga automjetet se do të përballen me ndëshkime me gjobë në bazë të ligjit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ARRSH ka njoftuar se në bazë të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me gjobë nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë. ARRSH njofton gjithashtu se në ditët në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikohen kontrollet përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet. Njoftimi i ARRSH: ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES SË RRUGËVE! Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash. Në një kohë kur mijëra qytetarë dhe turistë udhëtojnë çdo ditë nëpër vend, nuk do të tolerohet më asnjë...
Burimi:
javanews.al