Arrestohen 2 persona në Fushë Arrëz, dyshohen autorë të kultivimit të 355 bimëve narkotike…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas, në 15 parcela, në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit, kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com