Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe ka mbyllur hetimet ndaj 66 personave, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria dhe në disa raste, nga Kalabria drejt zonave të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Salento. Hetimi, i koordinuar nga prokurorja Giovanna Cannarile, lidhet me operacionin e koduar “Whisper”, i cili më 10 korrik çoi në ekzekutimin e një mase sigurie ndaj 23 personave. Vendimi ishte firmosur nga gjyqtarja për hetimet paraprake në Lecce, Valeria Federe. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 106 episode të dyshuara kriminale, pjesa më e madhe e të cilave lidhen me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Dy organizata të dyshuara Hetuesit kanë identifikuar dy grupe të dyshuara kriminale, të pavarura nga...