Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e tyre dhe për shpërdorim të parave publike. Përmes një reagimi, Bardhi shprehet se shqiptarët vijojnë të paguajnë për një incenerator që, sipas tij, nuk ekziston, ndërsa kryeqyteti po përballet me një situatë të rënduar nga mbeturinat. “Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat”, deklaron Bardhi. Ai e cilëson këtë situatë si një shembull të “qeverisjes së papërgjegjshme”, duke argumentuar se paratë e qytetarëve paguhen, ndërsa shërbimi mungon dhe përgjegjësia fshihet pas propagandës. Sipas Bardhit, mbetjet kanë pushtuar hapësirat publike, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me pasojat e menaxhimit të dobët të...