Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 29 gushtit janë raportuar 12 vatra zjarri. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa tre të tjera janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 214 forca operacionale, 6 automjete zjarrfikëse, 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë. Situata më problematike paraqitet në Dajt, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe përhapje e flakëve. Në zonë po operojnë 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy helikopterë. Në Vajkal të Bulqizës janë përqendruar gjithashtu forca të shumta. Operacioni mbështetet nga një helikopter dhe 30...