Kultivuan 355 bimë narkotike në Fushë-Arrëz, bien në pranga dy persona
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se janë autorët e kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Apripë e Gurit, Fushë-Arrëz. Sipas raportimeve të Policisë, në pranga kanë rënë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të cilët dyshohet se kanë kultivuar 355 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies nga Policia. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”. Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: • E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50...
Burimi:
syri.net