“Flota Hije” e Rusisë në Durrës/ Tankeri ndalohet sot, por kishte hyrë më parë
Një tanker i identifikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase si pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse është ndaluar të hyjë në radën e Portit të Durrësit. Por historia nuk përfundon këtu. Të dhënat e trafikut detar tregojnë se e njëjta anije kishte vizituar Durrësin edhe më parë, në nëntor 2025. Dhe pikërisht ky fakt hap një pyetje që meriton përgjigje: Çfarë bëri “Hanuman” në Durrës herën e kaluar dhe çfarë kontrollesh iu kryen? U NDALUA 12 MILJE LARG DURRËSIT Bëhet fjalë për cisternën “Hanuman”, me numër identifikimi IMO 9295048 dhe flamur të Sierra Leones. Kapiteneria e Portit të Durrësit vendosi më 28 gusht të mos e lejojë anijen të hyjë në radën e portit. Kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja, deklaroi për BIRN se...
Burimi:
ntv.al